Broja shpëton Burnley nga rekordi më negativ, mësoni notën dhe statistikat në përfundim të ndeshjes

Bërnli po kalonte kohë të errët në Premier Ligë. Ishin plotë shtatë humbje radhazi, ndërsa edhe një sot do bënte që të barazonin rekordin më negativ në historinë e klubit sa u përket humbjeve radhazi në kampionat.

Armando Broja me golin në minutën e 90-të kundër Bërnmuth shpëtoi Bërnlin. Vetë sulmuesi shqiptar nuk realizonte në Angli prej dy vitesh ku është penguar edhe nga dëmtimet.

Vlerësimi për Brojën pas ndeshjes ishte 7.2 nga “Sofascore“. Ndryshe edhe nota më e lartë për lojtarët e aktivizuar nga Bërnli.

Broja e preku 13 herë topin, ndërsa u aktivizua në minutën e 65-të. Gjatë kësaj kohe fitoi edhe duelin në ajër ku shënoi golin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×