Foltorja në Kurbin, demokrati i kërkon Berishës më shumë hapësira për të rinjtë: Shumë figura të PD janë konsumuar

Gjatë takimit të “Foltores” së Partisë Demokratike në Kurbin, një prej demokratëve të pranishëm ngriti shqetësimin se disa figura të njohura të PD-së janë konsumuar ndër vite dhe se, sipas tij, duhet t’u hapet rruga brezave të rinj në parti.

Ai theksoi se shumë prej këtyre figurave kanë qenë politikanë të shquar dhe kanë dhënë kontribut të rëndësishëm, por koha, sipas tij, ka bërë punën e vet. “Shumë figura të PD-së kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme, por janë konsumuar dhe duhet t’i hapin krahun të rinjve demokratë”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, demokrati shtoi se megjithëse mund të ketë zëra që pretendojnë se edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, është konsumuar, ai e cilësoi Berishën si “playmakerin e Partisë Demokratike”. Sipas tij, ndryshe nga shumë udhëheqës botërorë që kanë dështuar, Berisha ka ditur t’i qëndrojë kohës dhe sfidave politike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×