
Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në pranga kanë rënë 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 12 emigrantë, kundrejt fitimit, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Ndërsa në kërkim janë shpallur 2 bashkëpunëtorët e tyre. Policia ka sekuestruar 2 automjete dhe 2 aparate celulare.
Vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
and then