Itali, tentoi të largohej me veturë gjatë një kontrolli policor, goditet me dy plumba nga policia italiane 20-vjeçari shqiptar

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një shqiptar është plagosur nga karabinierët italianë.

20 vjeçari u qëllua pasi tentoi të largohej me veturë gjatë një kontrolli policor, shkruajnë mediat italiane.

Ai u godit me dy plumba, dhe më pas u dërgua në spital për trajtim.

Sipas autoriteteve italiane, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e rëndë.

Policët “hyjnë në lojë”, pasi një grua i telefonoi ata, duke iu kërkuar ndihmë atyre se djali i saj i mitur po i nënshtrohej një shantazhi.

Siç raportohet, të miturit i ishte marrë telefoni celular dhe autorët i kishin kërkuar një shumë prej një mijë eurosh për t’i kthyer.

Me mbërritjen e patrullës policore, një nga të dyshuarit e ka përplasur me makinë një karabinier dhe më pas është larguar me shpejtësi të madhe. Gjatë arratisjes, karabinierët kanë qëlluar pesë herë me armë zjarri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×