
Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një mesazhi në rrjetin social facebook, bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 22 dhjetorit, pasi sipas saj, korrupsioni që po vjedh paratë e vendit më të varfër në Europë nuk është keqqeverisje — është krim.
“Tuneli i Llogarasë thith 75 milionë euro, ndërsa pensionistëve u jepet vetëm një panine. Rrugët “e florinjta” shemben nga korrupsioni, pa asnjë përgjegjësi.
50% e qytetarëve mezi mbyllin muajin, ndërsa Kryeministri pi verë 33 mijë euro.
TVSH është 20% për bukën, vajin, vezët e qumështin; 0% për oligarkët.
Në Onkologjik mungojnë ilaçet, por qeveria ka 4.2 milionë euro për “Kopshtin Eden” te Kryeministria.
Fëmijët shkojnë në shkollë me thika në vend të librave, sepse shteti ka dështuar”, shkruan Xhixho.
and then