“Vjedhje e bujshme shtetërore”, Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro janë zhdukur nga vinoteka e Ergys Agasit. Pas kësaj afere qëndron Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncon një vjedhje të rëndë shtetërore, duke deklaruar se shishe vere shumë të rralla dhe me vlerë miliona euro janë zhdukur nga vinoteka e Ergys Agasit pas një kontrolli të BKH-së.

Sipas Berishës, vera ishte kontrabandë pa pulla fiskale dhe u mor në administrim nga shteti, por më pas u transportua fshehurazi me kamionë dhe u zëvendësua me shishe të tjera.

Lideri demokrat, Sali Berisha akuzon drejtues institucionesh dhe persona të lidhur me krimin e organizuar, duke theksuar se pas kësaj afere qëndron Edi Rama.

Rasti është një tjetër provë e funksionimit të narkoshtetit, ku shteti shndërrohet në instrument vjedhjeje dhe mbrojtjeje të paligjshmërisë, shkruan Berisha në postimin e tij në facebook.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×