45-vjeçari nga Tirana u sulmua me thikë në Durrës, dërgohet në spital. Policia jep detajet e para

Policia e Durrësit ka njoftuar zyrtarisht për incidentin e ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës.

Sipas saj, i plagosuri është një 45-vjeçar nga Tirana i cili dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar.

I lënduari ndodhet në spital ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×