Molotovë drejt Kryeministrisë/ Katër të arrestuar dhe 6 të proceduar nga protesta e opozitës

Katër persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë.

Në fund të fjalimit të kreut të PD Sali Berisha, protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të derë së Kryeministrisë duke ndezur ambientet e jashtme të godinës.

Përplasje të protestuesve pati edhe me policinë. Nga shpërthimi i molotovit raportohet për 2 efektivë të lënduar, por edhe një simpatizant i opozitës u përfshi nga flakët e lëndës ndezëse.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×