“Nuk shkohet në urgjencë për një dhimbje fyti”/ Mjeku Ilir Hallkja: Simptomat si temperatura trajtohen në shtëpi! Urbanët, rrezik për përhapjen e virozave

Mjeku Ilir Hallkja ishte i ftuar sot në “Koha për t’u zgjuar” në Neës24 me Klevin Mukën, ku foli në lidhje me virozat dhe qasjet e shumë qytetarëve që të paraqiten në urgjencë edhe për simptoma të vogla apo të mesme.

Ai u shpreh se simptoma si temperature duhet të trajtohen në shtëpi, dhe duhet t’i lëmë kohë trupit tonë që luftojë viruset, ndërsa dha këshilla edhe për përmirësuar imunitetin në mënyrë që të jemi më të mbrojtur.

“Virozat janë sëmundje respiratore që zhvillohen nga viruset, prekin zakonisht hundët, laringun fytin pulmonet traketë.
Shkuarja në urgjencë është shpesh gabim pasi organizmi është i aftë ta përballojë vetë sëmundjen virusale.
Për një temperaturë nuk shkohet në urgjencë pasi rrezikon të rrisësh ngarkesën virale apo të marrësh më shumë viruse.
Ka një konfuzion të përgjithshëm, pasi në urgjencë shkojnë persona që kanë simptoma minore apo mesatare, të cilat mund të trajtohen në shtëpi në lidhje me një mjek.
Kur ka ndryshime të parametrave mjekësor apo ka probleme me frymëmarrjen atëherë shkohet në urgjencë. Nuk shkohet në urgjencë për dhimbje fyti apo temperaturë. Temperatura nuk është një e keqe, është mbrojtje, ,mekanizëm reflektor që trupi bën për të mbrojtur veten nga viruset, frenon rritjen e viruseve, është trupi që lufton. Mund të trajtohet në shtëpi dhe duke marrë barna zgjasim kohën e shërimit”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×