
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nga mbledhja e Këshilli të Mandateve dhe Imunitetit, deklaroi se Kuvendi dhe kryeministri Edi Rama po pengojnë drejtësinë që të hetohet Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.
Nga mbledhja ku të pranishëm janë vetëm 5 anëtarë të PD-së, pasi anëtarët nga maxhoranca kanë refuzuar që të jenë të pranishëm në mbledhje, Bardhi tha se PS-ja po lejon që Rama dhe Balluku të kontrollojnë hetimet.
“Kolegët e mazhorancës, që përfaqësojnë krimin në Kuvend, janë fshehur. Nuk u paraqitën në mbledhjen e thirrur nga 5 anëtarë. Pengimi i drejtësisë, me urdhër politik të Ramës, është akti më i rëndë që ka kryer ky Kuvend gjatë këtyre viteve demokracie. Nuk mundet që një kryeministër të urdhërojë Kuvendin e Shqipërisë të mos mbledhë Këshillin e Mandateve dhe të ushtrojë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku.
Cilido që kërkon të mos arrestohet, kërkon ta zvarrisë çështjen. Nuk ka asnjë person në botë që shkon me qejf në burg. Zonja Balluku po tenton ta zvarrisë çështjen në Kuvend. Pse anëtarët e këtij Këshilli bëhen zëdhënës të Ballukut?
Prokuroria ka argumentuar se, në vijim të hetimeve, nga përdorimi i metodave speciale, ka të dhëna të vërtetuara se Balluku ka ushtruar presion ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht ndaj një vartëseje të saj. Gjatë hetimeve vlerësohet se nevojat e sigurimit janë rënduar ndaj të pandehurës Balluku, pasi po kryhen hetime për fakte penale. Kur u mor masa ndaj Ballukut, ajo ka qenë nën hetim për dy procedura. Sot që flasim, ndaj zëvendëskryeministres së Ramës janë duke u kryer hetime për dhjetë procedura, dy prej të cilave koncesionare. Gjatë këtij hetimi administrohen prova nga institucione të ndryshme. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë apo të asgjësojë provat. Është evidente, shkruan prokuroria, se këto nuk janë konstatime të anëtarëve të opozitës, por janë me firmë të prokurorisë. Balluku, avokatët e së cilës sot mungojnë në këtë sallë, nuk janë këtu për të luftuar krimin, por për ta mbrojtur atë. E pandehura, sipas prokurorisë, ka bërë përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët. Ajo rrezikon edhe të largohet nga vendi. E kanë shtyrë deri muajin tjetër. Nuk ka asnjë lidhje me datën 22 janar kjo, pasi e kanë shtyrë një muaj.”, tha Bardhi.
and then