“Nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit”, Flamur Noka: Kërkojmë qeveri teknike që të shpëtojmë Shqipërinë nga Rama-Agasi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në një reagim të tij në rrjetet sociale, shkruan se, revolta qytetare po merr vrull.

Sipas tij, një qeveri teknike shpëton Shqipërinë, me qëllim që shqiptarët të mund të votojnë të lirë.

‘Kjo e Ramës nuk e mundëson, sepse është qeveri me Ergys Agasin ministër shteti të marrëdhënieve me krimin’, shkruan Flamur Noka në postimin e tij.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Dje treguam se nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit dhe uniformave të tyre.

Revolta qytetare po merr vrull dhe opozita e dha një paralajmërim.

Kërkojmë qeveri teknike për të shpëtuar Shqipërinë, që të ndërmerret një reformë që garanton shqiptarët se mund të zgjedhin lirisht qeverinë që duan

Kjo e Ramës nuk e mundëson, sepse është qeveri me Ergys Agasin ministër shteti të marrëdhënieve me krimin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×