
Ministrja Elisa Spiropali ka ndarë pamje nga vizita në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se ky është qyhteti ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të thella dhe ku “gjejmë themelet mbi të cilat është ndërtuar identiteti, dinjiteti dhe vizioni ynë si komb”.
Postimi i plotë:
Vizita në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup është një ndalesë me peshë të veçantë në rrugëtimin e kujtesës sonë kombëtare.
Në këtë qytet ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të thella — nga Shën Tereza te Pjetër Bogdani, nga Hasan Prishtina e shumë figura të tjera — gjejmë themelet mbi të cilat është ndërtuar identiteti, dinjiteti dhe vizioni ynë si komb.
Puna e Institutit është një pikë referimi jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por për gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Studimet mbi gjuhën shqipe, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën historike e bëjnë atë një shtyllë të rëndësishme të vetëdijes sonë kolektive.
Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe duhet mbrojtur e kultivuar.
Të respektohet në ligj dhe në praktikë, të mësohet me dashuri brez pas brezi, si pasuri e përbashkët e mozaikut multietnik.
Ajo na bashkon si zë historie dhe rrënjë identiteti.
Në çdo shkronjë mban kujtesë, dritë dhe sakrificë që ende jeton.
and then