Kryepeshkopi Joan urim për Krishtlindjen: Gëzuar! Të shpërndajmë dritën e Krishtit dhe të mbushim zemrën me përulësi për ata në nevojë

Mesazhi i Krishtlindjes nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani ka shpërndarë një mesazh urimi për besimtarët.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kryepeshkop Joani shprehet se duhet të mbushim zemrat me përulësi dhe dritën e Krishtit.

“Festa e gëzuar dhe plot dritë e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje. Është detyra e çdo të krishteri të bashkë ndajë këtë dritë, ndryshe ajo do të errësohet. Tashmë më shumë se kurrë bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Vetëm prania e tij ndriçon zemrat e shpirtrat tanë.

Të dashur vëllezër e motra, kujdesemi të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e kësaj dhurate hyjnore, duke mbushur zemrat me përulësi, veçanërisht atyre në nevojë sëmundje dhe dëshpërim.

Gëzuar Krishtlindjen dhe për shumë vjet!”, shprehet mes të tjerash ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×