Skandali me tenderat, Berisha: AKSHI kopshti privat i Ramës! Protagonistë baxhanaku”peshkaqen” Armand Frangu dhe patronazhistja Linda Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat nga selia blu, ku është ndalur te ajo që e cilësoi si “skandali i AKSHI-t”, duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe personave të lidhur me të.

Sipas Berishës, dosja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është “edhe më e zezë”, pasi, sipas tij, në qendër të saj qëndrojnë familjarë të kryeministrit. Ai përmendi baxhanakun e Ramës, Armand Frangu, si dhe bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama, të cilën e cilësoi si “patronazhiste të AKSHI-t”.

“Edhe më e zezë është dosja e AKSHI-t, ku kopshti privat i Edi Ramës ka pasur protagonist në hije baxhanakun e tij, peshkaqenin Armand Frangu dhe natyrisht patronazhisten e AKSHI-t, Linda Ramën”, u shpreh Berisha gjatë konferencës.

Kreu i PD-së vijoi akuzat duke deklaruar se Armand Frangu është një person i denoncuar disa herë në Kuvend, duke e lidhur atë me emra të ndryshëm në çështje të ndryshme. Sipas Berishës, AKSHI është një agjenci që varet drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama, çka, sipas tij, e bën edhe më të rëndë situatën.

Ai përmendi gjithashtu emrin e Ergys Agasit, të cilin e cilësoi si një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit, duke deklaruar se ky i fundit rezulton, sipas tij, me fitime shumë të mëdha financiare brenda një periudhe të shkurtër kohore. Berisha tha se këto fitime, sipas tij, janë të pajustifikuara dhe kërkojnë hetim të thelluar nga institucionet përgjegjëse.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×