Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë: Në vigjilje të kësaj feste të Shenjtë, uroj paqe e harmoni në çdo familje shqiptare

Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh urimi të gjithë besimtarëve të krishterë.

“Në vigjilje të kësaj Feste të Shenjtë, uroj paqe në shpirt, dashuri në zemër, begati dhe harmoni në çdo familje shqiptare.”, shprehet Meta.

Urimi i ish-presidentit Meta:

GËZUAR KRISHTLINDJEN të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!

Lindja e Krishtit është lindja e shpresës që nuk shuhet kurrë, e dritës që ndriçon edhe errësirën më të thellë dhe e besimit të palëkundur se e mira gjithmonë triumfon edhe në kohët më të vështira. Në vigjilje të kësaj Feste të Shenjtë, uroj paqe në shpirt, dashuri në zemër, begati dhe harmoni në çdo familje shqiptare.

Le të jetë Krishtlindja një burim frymëzimi për më shumë solidaritet, dhembshuri e mirësi mes nesh, për drejtësi e përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj së ardhmes që duam të ndërtojmë për Shqipërinë. Me besim, le të lutemi dhe të përkushtohemi që Krishtlindjen e ardhshme të gjithë shqiptarët ta festojnë në liri, me dinjitet dhe shpresë të re për ditë më të mira, që patjetër do të vijnë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×