Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla, autoritetet thirrje shoferëve: Respektoni kufirin e shpejtësisë dhe përdorni dritat specifike

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla dhe lagështia e shtuar në trase.

Kushtet atmosferike kanë qenë pothuajse të pandryshuara gjatë kësaj periudhe, duke krijuar vështirësi në shikueshmëri dhe duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Megjithatë, pavarësisht pranisë së mjegullës së vazhdueshme, deri më tani nuk janë raportuar problematika apo ngjarje që lidhen me qarkullimin rrugor në këtë zonë. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të përdorin dritat e mjegullës për të udhëtuar me siguri.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen pasi parashikimet sinoptike sugjerojnë se mjegulla mund të mbetet prezente edhe në ditët në vijim ndersa priten edhe reshje bore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×