Plagosi një shtetas dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet i riu në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B. është arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Mësohet se i riu , gjatë një konflikti ka plagosur me mjet prerës një shtetas. Me ndihmën e një personi të tretë ai është larguar nga vendngjarja.

Sa i përket gjendjes të të plagosurit, mësohet se ai ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore por është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin R. B., 33 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. H., 29 vjeç, pasi rrugën “Ali Bora” shtetasi F. H, gjatë një konflikti ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasin K. K, i cili po merr ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas konfliktit shtetasi F. H, është larguar nga vendgjarja duke u ndihmuar nga shtetasi R. B, i cili e ka larguar me automjetin e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×