“Më godiste, më shtynte, e laja si fëmijë”/ E moshuara tregon vështirësitë: Im bir lindi i vdekur, e groposën, por e shpëtoi bahçevani. Daljet e tij në TikTok më shkatërruan

Ermal Meta dhe bashkëshortja e tij e ndjerë, Silva, kanë trokitur disa herë në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, duke rrëfyer historinë e tyre dhe problemet e mëdha ekonomike, deri aty sa strehimi i tyre ishte bërë i pamundur dhe ata dy jetonin ku i zinte nata.
Ermali, për këtë jetë që bënte, fajësonte nënën e tij, se kjo e fundit nuk pranonte kurrsesi që nusja e saj të ishte Silva e ndjerë. Ermali e kërkonte përballjen me nënën, edhe publikisht, për t’i treguar asaj dhe gjithë shqiptarëve se dashuria e tyre triumfon mbi gjithçka.

Por, që nga data 3 janar e vitit 2024, Ermali jeton me pikëllim pasi njeriu më i shtrenjtë, ajo që donte të kalonte jetën dhe për të cilën kishin thurur shumë ëndrra, ndërroi jetë krejt papritur gjatë natës në shtrat. Një lajm tronditës dhe njëkohësisht i pabesueshëm edhe për publikun. Babai i vajzës deklaroi asaj kohe në studio se nuk kishte qenë dakord që vajza e tij Silva të kishte një marrëdhënie me Ermalin sepse ishte e sëmurë dhe vuante nga epilepsia. Babai shtoi asaj kohe se ai ishte i alkoolizuar dhe se nuk i jepte paratë për të blerë mjekimin. Sipas tij, nuk ishte e vërtetë që vajza e tij ishte 2 muajshe shtatzënë.

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, janë sot Ermali dhe nëna e tij Fatimja, të cilat tregojnë detaje nga ngjarja dhe përjetimet e tyre, duke thyer heshtjen edhe në lidhje me akuzat e hedhura ndaj saj nga i biri dhe nusja e ndjerë, se ajo ishte problemi i bashkëjetesës mes tyre.

Fatimja: Ermalin e tërboi rehati. Edhe sot e kësaj dite nuk punon, i braktis punët, u mësua endacak rrugëve, shkoi 40 vjeç. Nuk ma kishte fajin e ndjeram, fajin ma kishte im bir.

Ermali emocionohet në studio: Më prekin fjalët e nënës, ende nuk e kam kaluar dhimbjen. Në TikTok futem për të kaluar kohën.

Fatimja: Temën e Silvanës mos ma hap se më pikon në shpirt. Fajin ma kishte im bir. Më parë ishte shumë i mirë por duke punuar gjithë jetën dhe duke e llastuar, nuk mësoi të punontye.
Që kur lindi, lindja ishte shumë e vështirë, unë isha në gjendje kome. Mjekët menduan se Ermali ishte i vdekur, me një lopatë e groposën në oborrin e maternitetin, por bahçevani dëgjoi një të qarë dhe e solli në maternitet. E kemi peshuar gjithë jetën, vetëm qumësht dallëndysheje nuk i kemi dhënë.
Unë isha dakord për marrëdhënien e Silvanës me tim bir, isha shumë dakord edhe pse ishte me sëmundjen e tokës, sepse e kam edhe një vëlla me këtë sëmundje dhe e dija që 5 minuta gjë ishte.
Nuk i dija depresionin, e kam larë si fëmijë, më ska shtyrë më ka goditur, por Ermali nuk i tregon këtë.
I ndihmoja gjithë kohës, vinin merrnin bukë tek unë, sepse nuk mund t’i lija, një kotherebuke ia jep njeriu botës jo fëmijës.
Ermalin e prishi rakia, e la tani që është bërë kështu.
Daljet e tij në emisione më shkatërruan, qaja natë dhe ditë. Nuk e kontrollonte veten, ndaj e nxora nga shtëpia.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×