“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Ndreu: Mazhoranca nuk pengon hetimet e SPAK

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke u ndalur te kërkesa e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe debatet që kanë shoqëruar këtë çështje.

Ndreu u shpreh se ende nuk mund të thuhet me siguri nëse Balluku do të japë apo jo dorëheqjen, duke theksuar se kjo mbetet një mundësi e hapur. Sipas tij, ka informacione se zv/kryeministrja ka kërkuar disa herë të largohet nga detyra.

“Kush tha që Balluku nuk do të japë dorëheqjen? Duhet durim. Edhe mund ta japë. Unë kam informacione që ajo e ka kërkuar disa herë dorëheqjen,” deklaroi Ndreu.

Ai theksoi se një nga problematikat kryesore lidhet me mënyrën e aplikimit të masave të sigurisë, duke lënë të kuptohet se arresti mund të përdoret si mjet presioni për të krijuar tensione në raportet qeverisëse. Ndreu ngriti gjithashtu pyetjen se çfarë duhet të ndodhë në rast se Gjykata Kushtetuese vendos që Balluku duhet të vijojë detyrën e saj.

Ndreu u shpreh se nuk është e qartë nëse dorëheqja do ta lehtësonte apo jo situatën, por theksoi se mazhoranca deri më tani ka treguar korrektesë institucionale. Ai pranoi se situata nuk është e këndshme për shumicën qeverisëse, por hodhi poshtë pretendimet se mazhoranca ka ndërhyrë apo ka tentuar të pengojë hetimet.

“Për asnjë rast nuk ka ndodhur që mazhoranca të pengojë hetimet. SPAK nuk ka qenë kurrë më parë kaq komod në raport me një strukturë qeverisëse,” deklaroi Ndreu.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×