
Me bekimin e Spallettit, Juve pritet të hidhet “all-in” në sulm për të siguruar shërbimet e Sandro Tonalit, është ai në majën e listës së dëshirave, edhe pse së fundmi është lakuar shpesh edhe emri i Davide Frattesi-t. Sigurisht, Tonali nuk është një opsion i lehtë, por kërkohet një sforco e madhe financiare për ta rikthyer në Serie A.
Newcastle vlerëson kartonin e Tonalit me 80-85 milionë euro, një shifër që “Zonja e Vjetër” nuk mund ta paguajë dot, për këtë arsye ideja e Comolli-t është të përfshijë në negociata kartonin e David.
Me francezin që ka zhgënjyer në Torino, Juve është gati ta shes ose ta përdor për të joshur Newcastle. Ndërkohë, në lidhje me lojtarin, me Tonalin, Juve është gati të “thyejë” tavanin e vendosur prej 6 milionë euro pagë sezonale, mesfushorit “azzurr” janë gati t’i japin 7 milionë euro.
and then