Në 2026 përfundon Instituti për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve, Lamallari: 7 objekte multidisiplinare, riintegrimi social për të miturit në konflikt me ligjin

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, inspektoi kantierin e punimeve të Institutit për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve në Mëzez, Tiranë, ku procesi i ndërtimit ka avancuar në mënyrë domethënëse dhe pritet që instituti të vihet në funksionim brenda vitit 2026.

Ky institucion përfaqëson një investim madhor të shtetit shqiptar, me fokus ofrimin e një shansi të dytë për të miturit në konflikt me ligjin, duke vendosur në qendër rehabilitimin, edukimin dhe riintegrimin social.

Instituti do të përbëhet nga 7 objekte multidisiplinare, ortë konceptuara për ofrimin e shërbimeve të specializuara për çdo tipologji vepre penale dhe për çdo rast specifik të të miturve. Ai synon të shërbejë si një pikë orientuese dhe mbështetëse për të gjithë zinxhirin ndërinstitucional të drejtësisë për të mitur.

Sipas ministrit Lamallari, riintegrimi social i të miturve do të realizohet përmes investimeve në arsimim, mbështetje psikologjike dhe formim profesional, duke u krijuar atyre mundësi reale për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe për t’u kthyer në kontribuues aktivë të shoqërisë.

Ky projekt është pjesë e vizionit për forcimin e standardeve të drejtësisë për të mitur, në përputhje me praktikat më të mira europiane dhe angazhimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×