
Në raportin, Akti për Demokracinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, vlerësohet se paqja stabiliteti dhe prosperiteti i vazhdueshëm në Ballkanin perëndimor janë të rëndësishme për përparimin demokratik ekonomik që u ofrohen qytetarëve.
Në këtë raport të Kongresit të SHBA për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, theksohet se pavarësisht progresit, varfëria dhe papunësia janë në nivele të larta në Shqipëri dhe vendet e tjera në rajon.
“Të promovojmë rritje dhe zhvillim në rajon dhe se reformat kanë risjellë përparim në rajonin e BP, por sërish varfëria dhe papunësia janë më të larta në Ballkanin Perëndimor. Korrupsioni dhe dezinformimi përhapen në mjedise politike të karakterizuara nga kontrolli autokratik ose konflikti partiak”, thuhet në raport.
Gjithashtu në raport theksohet se korrupsioni, përfshirë edhe midis udhëheqësve kryesorë politikë, vazhdon të prekë Ballkanin Perëndimor dhe përfaqëson një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe politik në rajon.
and then