Superkupa, Egnatia pret në finale Dinamon

Të dielën do të zhvillohet Superkupa e Shqipërisë, ku do të përballen Egnatia dhe Dinamo në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Kampionët në fuqi vijnë në këtë finale në një moment fantastik, jo vetëm sepse mbajnë statusin e kampionëve të dimrit, por edhe për vazhdimësinë që kanë treguar gjatë këtij sezoni. Megjithatë, përballë kanë një rival si Dinamo, e cila di të jetë e rrezikshme në ndeshjet direkte, gjë që e vërtetoi duke i mundur në finalen e Kupës pas gjuajtjeve të penalltive.

Pikërisht këtu qëndron edhe shqetësimi i trajnerit Tetova, pasi penalltitë nuk janë pika më e fortë e rrogozhinasve, pavarësisht cilësisë së lojtarëve. Ndërkohë, kryeqytetasit vijnë në këtë takim pas dy fitoreve radhazi dhe me grupin e plotë, me përjashtim të Naser Alijit, i cili është i dëmtuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×