Botërori, Sylvinho flet për kualifikimin në “Play-off”: E njohim Poloninë!

Kombëtarja Shqiptare është kualifikuar për herë të parë në histori në play off-in e një Botërori, ku padiskutim meritë të madhe ka trajneri Silvinjo. Në një intervistë të dhënë së fundi për ESPN Brasil, tekniku kuqezi foli për mundësinë e artë që ka Shqipëria për tu kualifikuar në botëror.

“Kjo mundësi është shumë e madhe për ekipin, federatën dhe të gjithë vendin. Shortet kanë qenë të vështira prej Europianit. Le të përballemi me këto sfida. Do të nisim nga janari duke ndjekur futbollistët tanë dhe do bëjmë disa takime nga afër”.

Shqipëria do të ketë si kundërshtar në gjysmëfinalen e playoff Poloninë më 26 mars, ky synohet fitorja për të luajtur më pas në finale me fituesin e ciftit Ukrainë – Suedi. Sipas trajnerit brazilian takime të tilla mund të vendosen nga episode.

“E njohim mirë Poloninë, pasi kemi luajtur kohët e fundit. Kanë ndryshuar trajner, por lojtarët janë të njëjtë, të një niveli të lartë. Ata janë në një periudhë rindërtimi, ndërsa ne jemi përmirësimi. Është e vështirë të flasësh për avantazhet dhe disavantazhet. Janë 90 minuta lojë, por mund të vendoset gjithçka në pak sekonda. Futbollistët tanë janë mësuar me ndeshje të vështira.”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×