“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova u shpreh para  finales së Superkupës së Shqipërisë ndaj Dinamos se ekipi i tij do tentojë vetëm suksesin në këtë ndeshje.

Si e përshkruani gjendjen e skuadrës?

Sigurisht që është një event ku ndeshen dy skuadrat më të mira momentalisht. Në këtë ndeshje jemi të plotë, skuadra është përgatitur mirë dhe presim ndeshjen.

A është më shumë përgjegjësi fitimi i trofeut të kaluar, apo avantazh psikologjik?

Asnjë nga të dy. Kjo është kupë më vete. Ne kemi marrë masat tona, por mendoj më tepër te loja e bukur dhe e sigurta është që një ekip do fitojë.

Ku mendoni se do vendoset fituesi?

Shpresoj të vendoset brenda 90 minutave. Të dyja skuadrat kanë bërë një gjysmë kampionati të mirë.

Çfarë e bën përballjen me Ilir Dajën të veçantë?

Me “përvojë” sepse Ilir Daja ka qenë edhe trajneri im. Sigurisht që ka përvojë më shumë se unë. Unë shumë pak vite kam në Superiore, por nuk do të thotë asgjë. Dueli mes dy skuadrave do të jetë midis asaj që lojtarët do të shprehin në fushë. Sigurisht me idetë tona.

Sa ndikon “Air Albania”?

Luhet te një ndër stadiumet më të bukura në Europë, kemi fatin ta kemi në Tiranë. Shpresoj që siç është stadiumi i bukur, të jetë edhe dueli nesër.

Sa e rëndësishme që Egnatia të ruajë identitetin e lojës?

Është një “përgjegjësi”. Më tepër te loja e luajtur. Të kënaqim njerëzit, shpresoj edhe Dinamo të jetë e tillë.

Cili është mesazhi?

Lojtarët e kanë të qartë çfarë duhet të bëjmë nesër. Sa u përket tifozëve, sigurisht që ekipi ka nevojë për ta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×