“Na kthyet në epokën e gurit”/ “As unë nuk jam larë!”, Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellësit shkon në protestën e qytetarëve: Furnizimi me ujë nis në mesnatë!

Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve, Flauers Shoshi, ka shkuar në protestën e mbajtur nga qytetarët e Vlorës për shkak të mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm prej disa ditësh.

Mes tensioneve ai u ka deklaruar qytetarëve se kanë tentuat disa herë të rregullojnë difektin por nuk kanë mundur ta rregullojnë, megjithatë ka premtuar se furnizimi do të rinisë në mesnatë.

“E di shqetësimin tuaj, ju kuptoj. Kemi tentuar tre herë ta rregullojmë defektin por nuk kemi mundur ta rregullojmë. Pajisjet janë duke ardhur. Sonte ne mesnatë nis furnizimi me ujë. Kjo është fjala jonë”, tha ai.

Ndërkohë deklaratave të qytetarëve se nuk mund të shkojnë në tualet e as të lahen për shkak të mungesës së ujit, ai u është përgjigjur se prej ditësh edhe ai është në të njëjtën situatë dhe se ka qenë në terren gjithë kohës duke punuar për zgjidhjen e problemit.

“As unë nuk jam larë dot”, tha ai. Ndërkohë qytetarët iu përgjigjën: Si të gjithë ne!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×