
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë. Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një tokë bujqësore anës rrugës.
Në mjet udhëtonin dy persona, një djalë dhe një vajzë, të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha në vendngjarje bëjnë me dije se dy të rinjtë kanë pësuar tronditje si pasojë e aksidentit, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kanë pësuar dëmtime serioze trupore.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Ende nuk dihet nëse dalja nga rruga ka ardhur si pasojë e shpejtësisë, kushteve të rrugës apo faktorëve të tjerë.
and then