
Me Lewandowskin në prag skadence, në shtëpinë e Barcelonës, gjetja e një sulmuesi të ri është kthyer në prioritet absolut. Sipas Marca, objektivi kryesor i klubit blaugrana është Dusan Vlahovic, një lojtar për të cilin janë interesuar shpesh vitet e fundit, por diskutimi këtë herë është ndryshe pasi ekziston mundësia që mund ta transferojnë falas.
Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, drejtuesit e Barçës kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësues të lojtarit për të kuptuar nëse ekziston mundësia për një transferim të mundshëm në fund të këtij sezoni. Barça shpreson që të marrë një premtim nga “bomberi” serb, në rastin më të mirë të arrijnë një para kontratë, për ta bërë më pas zyrtare në fund të këtij sezoni. Vlahovic është futur në vitin që i përfundon kontrata, në 2026, dhe gjasat për një gjetur një akord të ri janë thuajse zero, të paktën për momentin.
Me Lewandowskin që ka bërë gati valixhet, pasi Barça nuk i ka ofruar një kontratë re, Hansi Flick kërkon me çdo kusht një zëvendësues për polakun edhe pse në dispozicion ka edhe Ferran Torres. E sigurt është që për Vlahovic do të dëgjojmë shumë këtë periudhë pasi për të interesohen edhe ekipe të tjera, Milan në veçanti.
and then