
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët u ndal te protesta e opozitës, ndërsa nuk i kurseu ironitë.
Ai tha se rrugët janë ndarë prej vitesh. Ai tha se ai do të vijojë që të qëndrojë në zyrën e tij në PS dhe në qeveri dhe opozita poshtë penxheres së tij, në rrugë.
“Opozita s’po bën dot punën e vet. E vërteta është ndryshe, SPAK nuk është opozita e qeverisë. I kemi ndarë punët prej shumë vitesh. Unë në zyrën time në PS dhe ne qeveri, dhe të tjerët poshtë penxheres sime në rrugë. I kemi ndarë punët. Shqipëria është dinjitoze në pjesën e lirive. Ca problemi kam unë me këtë.”, tha Rama.
and then