Pse mazhoranca s’po ndjek të njëjtin standard për rastin e Ballukut? Rama acarohet nga pyetja e gazetarit: Ku kërkon të dalësh? Çfarë problemi ke ti? Ku e ke hallin?

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Parlamenti nuk është noter, ndërsa shtoi se PS do të ndjekë një rrugë për kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut.

Në konferencën e fundit për shtyp me gazetarët, Rama pohoi se e di vetë PS se çfarë rruge do të ndjekë.

Ergys Gjençaj: Ka një standard tjetër mazhoranca për rastin e Ballukut. Pse është e pabarabartë para ligjit znj.Balluku?
Edi Rama: Ça po thua se s’të marr vesh? Ti nuk e di çfarë do të ndjekim ne. Këtë do ta dëgjosh kur të vija dita. E dyta, ju shpjegova që Parlamenti nuk është noter. Ça po më kërkon tani? Ku kërkon të dalësh tani se s’po të marr vesh? Në një rast kemi gjykuar ashtu dhe kemi thënë atë që kemi dëgjuar, këtë rast do gjykojmë dhe do themi atë që do të gjykojmë. Çfarë problemi ke ti? Ku e ke hallin? Pse e djeg pyetjen kot, është konferenca e fundvitit…



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×