“Rama ndërron ‘flamur’ kur ndjehet i rrezikuar”, Lubonja për konferencën e fundvitit të kryeministrit: Paralajmëroi drejtësinë të “vihet në rresht” ose…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24 ka komentuar zgjedhjet në Kosovë dhe situatën politike në Shqipëri, duke u ndalur në konferencën e fundvitit të mbajtur sot nga kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh se kreu i qeverisë duhet të mos ketë standard të dyfishta me drejtësinë, referuar deklaratave të tij në rastin “Ahmetaj” dhe në rastin “Veliaj”.

“Çerek të vërteta përdor Rama përgjithësisht, pashë disa gjëra që ha gjatë konferencës dhe mes të tjerash pashë që kishte akuzuar drejtësie se tek ne është një skandal sepse kemi 4 mijë të arrestuar ndërsa kemi 1 mijë e ca të dënuar. Kjo mund të jetë e vërtetë ose jo, sepse i shet të pa vërtetat si të vërteta.
Rama nuk ka rrugë tjetër, është mënyra e tij për të qeverisurit, e raportit me të vërtetën dhe mënyra e tij në raportin me mediat, që dikur u thoshte kazan dhe tani tenxhere.
Viti nisi me arrestimin e Veliaj, Rama nuk duhet të flasë sipas interesave dhe rreziqeve, të ndërrojë Flamur, kjo sepse me Ahmetaj tha që prokuroria është shumë e butë, ndërsa për Veliaj flet ndryshe.
Shqipëria në SKYECC, shqipja ishte gjuha më e përdorur nga përdoruesit.
Një politikan duhet të mendojë pse Shqipëria është kthyer në inkubator krimi në Europë”, tha ai.

Në lidhje me deklaratën e Ramës se qeveria do të prekë ligjet e drejtësisë, Lubonja e quaji një paralajmërim se drejtësia duhet të vihet “në rresht” ose do të goditen me forcën e kartonit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×