“Hiqe gps-in e Range Rover se kemi kryer vjedhje…”/ “Në Shënjestër” zbardh dëshminë e punonjësit të servisit: Ja çfarë i tha pronari autorëve të dyshuar për vrasjen e Renis Dobrës…

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur dëshminë e dhënë në polici të punonjësit të servisit, ku autorët e dyshuar për vrasjen e Renis Dobrës kishin marrë 2 makina me qira.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, gjithçka nis e zbulohet vetëm dy ditë pasi Renis Dobra ishte rrëmbyer dhe më pas ishte gjetur i pajetë në bregun e liqenit të Shkopetit.

Dita, kur në një pikë dhënie me qira të automjeteve pranë Rinasit, një person telefonon punonjësin e kompanisë me qëllim për të dorëzuar makinën e marrë me qira.

Ky person që telefonon është Fation Bushgjokaj i cili i bën me dije punonjësit të kompanisë, se pranë pikës do të paraqitej një kushëri i tij, që do të bënte edhe dorëzimin e automjetit.

Automjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë që ishte marrë me qira nga Fation Bushkgjokaj, më datë 7 Korrik,vetëm një ditë para se Renis Dobra të rrëmbehej dhe të vritej.

Sipas dëshmisë që punonjësi i servisit dha para oficerëve të policisë, ashtu siç edhe telefonuesi i kishte thënë në telefon, rreth orëve të mesditës pranë pikës së tyre, u paraqit për të dorëzuar makinën e marrë me qira, kushëriri i Fation Bushkgjokaj.

“Më datë 10 Korrik 2025, rreth orës 13.23, në ëhats app më ka marrë në telefon

një numër me prefiks gjerman, ku personi më është prezantuar si Fation Bushgjokaj.

Gjatë bisedës ai më tha se pranë pikës tonë të dhënies së makinave me qira do të vinte një kushëri i tij, për të dorëzuar automjetin tip ‘Range Rover’ me targë AA 333 M që kishte marrë me qira, pasi kishte ardhur dita. Automjet që kur u soll nga kushëriri i tij ishte i larë si brenda ashtu dhe jashtë”, thotë në dëshminë e tij para grupit hetimor, punonjësi i servisit.

Por sipas punonjësit të kompanisë sapo në pikën e tyre u paraqit kushëriri, vetëm pak minuta pas tij aty mbërriti me një taksi edhe telefonuesi Fation Bushgjokaj.

Bushgjokaj që sapo u prezantua i kërkoi punonjësit të servisit që të hiqte gps-in e makinës, me një argument gati të pamendueshëm.

Kjo pasi vëllai i tij me këtë makinë, pra me atë ‘Range Rover’ ngjyrë të zezë që kishte marrë me qira, kishte kryer një vjedhje.

Një situatë shumë e sikletshme për punonjësin e servisit.

Që e gjeti atë të papërgatitur për këtë bisedë. Por që menjëherë zgjodhi të telefonoojë administratorin e tij të kompanisë, për ta vënë në dijeni rreth kësaj situate.

“Në momentin kur Fation Bushgjokaj më bëri të ditur se me këtë makinë vëllai i tij Aleksandër Bushgjokaj kishte kryer një vjedhje, unë mbeta pafjalë. Në këtë çast unë telefonova administratorin e servisit, B. S, të cilit i thashë të vinte në servis pasi e kërkonte Fation Bushgjokaj”, vijon më tej në dëshminë e tij.

Pasi e mbylla telefonin, B. S më mori sërish duke më pyetur se çfarë problemi kishte automjeti.

Në këtë moment unë i sqarova se makina nuk kishte asnjë përplasje, por Aleksandër Bushgjokaj kishte kryer një vjedhje me automjetin e marrë me qira dhe për këtë arsye vëllai i tij Fation Bushgjokaj, po kërkonte që t’i hiqnim makinës gps-in.

I ndodhur në një situatë të pazakontë, administratori i servisit, sipas dëshmisë së dhënë nga punonjësi i tij, refuzon të bëhet bashkëpunëtor në fshehjen e një krimi.

Ai i thotë punonjësit të tij që t’i nxjerrë jashtë personat që kërkojnë të heqin gps-in e makinës.

Madje flet vetë me Fation Bushkgjokajn, nëpërmjet telefonit të punonjësit të tij, duke i bërë të ditur se kërkesa e tij është e papranueshme.

Kështu që është më mirë të largohet nga servisi i tij i makinës, pa vazhduar më tej në insistimin e tij.

“Pasi Fation Bushgjokaj vazhdoi me këmbënguljen e tij për të hequr gps-in makinës së marrë me qira, ‘Range Rover’ ngjyrë e zezë, unë i kalova në telefon administratorin. I cili nga ana e tij iu prezantua Fation Bushgjokajt, si punonjës policie i repartit ‘Renea’. Dhe se ajo që ofronin në servisin e tij ishin vetëm shërbime për makina, jo për gjëra të tjera. Kështu që ishte më mirë të largoheshin”, vijon në dëshminë e tij, punonjësi i servisit.

Atë që në fakt Fation Bushgjokaj bëri atë ditë i cili u largua bashkë me kushëririn e tij, po me një taksi.

Ndërkohë që para se të ikte, Fatjon Bushgjokaj, i bëri të ditur punonjësit të servisit se ditën e nesërme do të kalonte sërish nga servisi për të dorëzuar makinën tjetër që kishin marrë me qira.

Një ‘Ëolksëagen’ Golf 7, pasi më datë 11 Korrik i përfundonte kontrata.

Gjë për të cilën punonjësi i servisit komunikoi edhe njëherë me administratorin e kompanisë.

Që nga ana e tij e urdhëroi që t’i thoshte Fation Bushgjokajt, që makinën ‘Ëolksëagen’ Golf 7 ta sillte po atë ditë.

Dhe jo të nesërmen.

Dhe se për prishjen e kontratës do t’i kthente edhe ditën e munguar.

Fation Bushkgjokaj që thuhet se nuk kundërshtoi, por po të njëjtën ditë, më datë 10 Korrik 2025, rreth orëve të pasdites, ai e ktheu makinën ‘Ëolksëagen’ Golf 7.

“Para se të ikte Fation Bushkgjokaj më tha se makinën tjetër ‘Ëolksëagen’ Golf 7 do ta sillte sipas kontratës, ditën e nesërme.

Pasi unë bisedova me administratorin e kompanisë, ky i fundit më tha që t’i them Fation Bushgjokajt, që makinën ta sillte sot dhe jo të nesërmen. Dhe se për prishjen e kontratës do i paguante edhe ditën e munguar. Rreth orës 17.00 të datës 10 Korrik, Fation Bushgjokaj, solli nëpërmjet kushëririt të tij makinën ‘Ëolksëagen’ Golf 7 me targë AB 741 RM të marrë me qira, e cila ishte e palarë brenda dhe jashtë, dhe unë i ktheva 30 euro”, thuhet në dëshminë e punonjësit të servisit.

Pjesë nga dokumentari

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, gjithçka nis e zbulohet vetëm dy ditë pasi Renis Dobra ishte rrëmbyer dhe më pas ishte gjetur i pajetë në bregun e liqenit të Shkopetit.

Dita, kur në një pikë dhënie me qira të automjeteve pranë Rinasit, një person telefonon punonjësin e kompanisë me qëllim për të dorëzuar makinën e marrë me qira.

Ky person që telefonon është Fation Bushgjokaj.

I cili i bën me dije punonjësit të kompanisë, se pranë pikës do të paraqitej një kushëri i tij, që do të bënte edhe dorëzimin e automjetit. Automjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë që ishte marrë me qira nga Fation Bushkgjokaj, më datë 7 Korrik,vetëm një ditë para se Renis Dobra të rrëmbehej dhe të vritej.

Sipas dëshmisë që punonjësi i servisit dha para oficerëve të policisë, ashtu siç edhe telefonuesi i kishte thënë në telefon, rreth orëve të mesditës pranë pikës së tyre, u paraqit për të dorëzuar makinën e marrë me qira, kushëriri i Fation Bushkgjokaj.

Më datë 10 Korrik 2025, rreth orës 13.23, në ëhats app më ka marrë në telefon

një numër me prefiks gjerman, ku personi më është prezantuar si Fation Bushgjokaj.

Gjatë bisedës ai më tha se pranë pikës tonë të dhënies së makinave me qira do të vinte një kushëri i tij, për të dorëzuar automjetin tip ‘Range Rover’ me targë AA 333 M që kishte marrë me qira, pasi kishte ardhur dita. Automjet që kur u soll nga kushëriri i tij ishte i larë si brenda ashtu dhe jashtë.

Por sipas punonjësit të kompanisë sapo në pikën e tyre u paraqit kushëriri, vetëm pak minuta pas tij aty mbërriti me një taksi edhe telefonuesi Fation Bushgjokaj.

Bushgjokaj që sapo u prezantua i kërkoi punonjësit të servisit që të hiqte gps-in e makinës, me një argument gati të pamendueshëm.

Kjo pasi vëllai i tij me këtë makinë, pra me atë ‘Range Rover’ ngjyrë të zezë që kishte marrë me qira, kishte kryer një vjedhje.

Një situatë shumë e sikletshme për punonjësin e servisit.

Që e gjeti atë të papërgatitur për këtë bisedë. Por që menjëherë zgjodhi të telefonoojë administratorin e tij të kompanisë, për ta vënë në dijeni rreth kësaj situate.

Në momentin kur Fation Bushgjokaj më bëri të ditur se me këtë makinë vëllai i tij Aleksandër Bushgjokaj kishte kryer një vjedhje, unë mbeta pafjalë. Në këtë çast unë telefonova administratorin e servisit, B. S, të cilit i thashë të vinte në servis pasi e kërkonte Fation Bushgjokaj.

Pasi e mbylla telefonin, B. S më mori sërish duke më pyetur se çfarë problemi kishte automjeti.

Në këtë moment unë i sqarova se makina nuk kishte asnjë përplasje, por Aleksandër Bushgjokaj kishte kryer një vjedhje me automjetin e marrë me qira dhe për këtë arsye vëllai i tij Fation Bushgjokaj, po kërkonte që t’i hiqnim makinës gps-in.

I ndodhur në një situatë të pazakontë, administratori i servisit, sipas dëshmisë së dhënë nga punonjësi i tij, refuzon të bëhet bashkëpunëtor në fshehjen e një krimi.

Ai i thotë punonjësit të tij që t’i nxjerrë jashtë personat që kërkojnë të heqin gps-in e makinës.

Madje flet vetë me Fation Bushkgjokajn, nëpërmjet telefonit të punonjësit të tij, duke i bërë të ditur se kërkesa e tij është e papranueshme.

Kështu që është më mirë të largohet nga servisi i tij i makinës, pa vazhduar më tej në insistimin e tij.

Pasi Fation Bushgjokaj vazhdoi me këmbënguljen e tij për të hequr gps-in makinës së marrë me qira, ‘Range Rover’ ngjyrë e zezë, unë i kalova në telefon administratorin. I cili nga ana e tij iu prezantua Fation Bushgjokajt, si punonjës policie i repartit ‘Renea’. Dhe se ajo që ofronin në servisin e tij ishin vetëm shërbime për makina, jo për gjëra të tjera. Kështu që ishte më mirë të largoheshin.

Atë që në fakt Fation Bushgjokaj bëri atë ditë i cili u largua bashkë me kushëririn e tij, po me një taksi.

Ndërkohë që para se të ikte, Fatjon Bushgjokaj, i bëri të ditur punonjësit të servisit se ditën e nesërme do të kalonte sërish nga servisi për të dorëzuar makinën tjetër që kishin marrë me qira.

Një ‘Ëolksëagen’ Golf 7, pasi më datë 11 Korrik i përfundonte kontrata.

Gjë për të cilën punonjësi i servisit komunikoi edhe njëherë me administratorin e kompanisë.

Që nga ana e tij e urdhëroi që t’i thoshte Fation Bushgjokajt, që makinën ‘Ëolksëagen’ Golf 7 ta sillte po atë ditë.

Dhe jo të nesërmen.

Dhe se për prishjen e kontratës do t’i kthente edhe ditën e munguar.

Fation Bushkgjokaj që thuhet se nuk kundërshtoi, por po të njëjtën ditë, më datë 10 Korrik 2025, rreth orëve të pasdites, ai e ktheu makinën ‘Ëolksëagen’ Golf 7.

Para se të ikte Fation Bushkgjokaj më tha se makinën tjetër ‘Ëolksëagen’ Golf 7 do ta sillte sipas kontratës, ditën e nesërme.

Pasi unë bisedova me administratorin e kompanisë, ky i fundit më tha që t’i them Fation Bushgjokajt, që makinën ta sillte sot dhe jo të nesërmen. Dhe se për prishjen e kontratës do i paguante edhe ditën e munguar. Rreth orës 17.00 të datës 10 Korrik, Fation Bushgjokaj, solli nëpërmjet kushëririt të tij makinën ‘Ëolksëagen’ Golf 7 me targë AB 741 RM të marrë me qira,

e cila ishte e palarë brenda dhe jashtë, dhe unë i ktheva 30 euro.

Por përse Fation Bushgjokaj ishte kaq i interesuar t’i hiqte gps-in makinës ‘Range Rover’ të marrë me qira nga vëllai i tij?

Dhe si ra grupi hetues në gjurmët e makinës tjetër të përfshirë në krim dhe më pas të marrësve të tyre me qira, që do çonin më tej edhe në identifikimin e autorëve që kishin marrë pjesë në rrëmbimin dhe ekzekutimin me anë të mbytjes së 23 vjeçarit, Renis Dobra.

Ngjarje kjo, siç thamë e ndodhur më datë 8 Korrik 2025.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, i gjithë mekanizmi i ngjarjes se si është zhvilluar, nis e zbulohet menjëherë pas krehjes së kamerave në qytetin e Burrelit.

Aty ku vërehen të lëvizin para ngjarjes, fillimisht dy automjete dhe pas ngjarjes tri automjete.

Ku njëra dy nga makinat, ajo ‘Range Rover’ rezultoi të ishte ajo e marrë me qira nga Fation Bushgjokaj, dhe e treta ajo ‘Mercedes Benz’ e viktimës, Renis Dobra.

Që këtë mbrëmje kishte dalë të shëtiste me makinën ‘Mercedes Benz’ ngjyrë ulliri të babait të tij, Rufatit.

Gjë që u pohua edhe nga babai i tij gjatë dëshmisë së dhënë në polici.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×