Spektakël me fishekzjarre/ Viti i Ri troket në Shqipëri, BalkanWeb uron shqiptarët: Gëzuar 2026!

Viti 2026 ka trokitur! Shqiptarët kremtojnë ndërrimin e viteve, ndërsa akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2025-it. E gjithë bota feston në mënyra të ndryshme.

Në Tiranë të shumtë ishin qytetarët të cilët duke përfituar nga temperaturat relativisht të larta megjithëse dimër pritën ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej. 2026 mbërriti në spektaklin e fishekzjarrëve të përgatitur nga Bashkia e Tiranës. Një koncert i parapriu ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej, ku në skenë u ngjitën këngëtarët më të njohur shqiptarë.

Padyshim që show me fishekzjarrë 10 deri në 15 minuta e bëri të paharrueshme këtë natë, teksa policia ndodhet në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë në një tryezë familjarë, miq e shokë. Agjencia e lajmeve , iu uron gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2026!”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×