Maresca largohet nga Chelsea, klubi londinez: Kemi shumë objektiva që janë arritur ende

Enzo Maresca ka lënë zyrtarisht detyrën e trajnerit të Chelseat, me klubin londinez që aktualisht renditet në vendin e pestë në Premier League. Italiani 45-vjeçar largohet më pak se gjashtë muaj pasi fitoi Kupën e Botës për Klube, në fund të sezonit të tij të parë në krye të “Bluve”.

Në një deklaratë zyrtare, Chelsea theksoi se vendimi u mor në funksion të objektivave të mbetura të sezonit.

“Me objektivat kryesore që ende duhen arritur në katër gara, përfshirë kualifikimin për Ligën e Kampionëve, Enzo dhe klubi besojnë se një ndryshim i jep ekipit shansin më të mirë për ta rikthyer sezonin në rrugën e duhur”, thuhet në reagimin e klubit.

Chelsea ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në kampionat dhe ka grumbulluar vetëm gjashtë pikë gjatë muajit dhjetor, duke mbetur 15 pikë prapa kryesuesve të Arsenalit. Megjithatë, rezultatet në fushë nuk ishin arsyeja e vetme e ndarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×