Milan e nis vitin mbarë, Leao mjafton për suksesin ndaj Cagliari-t, Allegri: Titulli? Ende herët, ka shumë skuadra në garë

Milani ka mposhtur 1-0 Cagliarin në transfertë, duke marrë kreun e klasifikimit të Serie A, të paktën deri në ndeshjen e së dielës mes Interit dhe Bologna-s. Një fitore e rëndësishme për kuqezinjtë, që debutuan me sukses në vitin e ri.

Për Cagliarin, kjo ka qenë një ditë e veçantë, pasi Massimiliano Allegri është rikthyer në Sardini, por nuk ka mundur të marrë rezultat pozitiv. Cagliari filloi me energji dhe pati disa mundësi për të hapur rezultatin, me Palestrën që shfaqej shumë aktiv në sulm. Por, edhe pse vendasit ishin më  mirë në minutat e para, Milani ruajti qetësinë dhe e mori më pas kontrollin e lojës.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Allegrit dalin më të fortë dhe pas disa tentativave, arrijnë të thyejnë barazimin në minutën e 50-të. Leão, me një goditje të bukur nga jashtë zonës, e dërgon topin poshtë traversës dhe kalon Milanin në avantazh. Pjesa tjetër e ndeshjes ka pasur disa mundësi edhe për Cagliarin, por nuk kanë mjaftuar për të rrezikuar portën e Maignan.

Në minutat e fundit, Füllkrug ka debutuar për Milanin, duke zëvendësuar autorin e golit Leão dhe duke luajtur për herë të parë me skuadrën e tij të re.

Me këtë fitore, Milan kalon në 38 pikë dhe ngjitet në krye të renditjes, duke pritur tani ndeshjet e Interit dhe Napolit për të parë nëse do të mbajë vendin e parë. Pas ndeshjes tekniku Max Allegri u shfaq tepër i kënaqur për këtë fitore: “Ishte shumë e rëndësishme ta nisnim vitin e ri me një fitore. Titulli kampion? “Është shumë herët, ka shumë skuadra brenda disa pikëve, por theksoi se ta nisnim me një fitore ishte e rëndësishëm, ashtu edhe për faktin që nuk pësuam gol.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×