
Klevis Balliu shprehet se operacioni I SHBA kundër regjimit të Maduros është një sinjal shpreh për të gjithë popujt që jetojnë nën diktatura të ngritura mbi narkotrafikun dhe krimin e organizuar.
Reagimi:
Operacioni i suksesshëm i Shteteteve te Bashkuara të Amerikës kundër regjimit kriminal të Nicolás Maduro përbën një sinjal të qartë shprese për të gjithë popujt që sot jetojnë nën diktatura të ngritura mbi narkotrafikun dhe krimin e organizuar.
Ky zhvillim dëshmon se edhe regjimet më represive, kur ndërtohen mbi korrupsion dhe dhunë, nuk janë të përjetshme dhe as të paprekshme.
Prej vitesh, edhe vendi ynë ndodhet nën presionin e një modeli qeverisjeje që ka simbiozë me krimin dhe ka shndërruar shtetin në instrument të interesave të paligjshme.
Ky operacion, i mbështetur nga administrata e Donald Trump në Venezuela, shërben si një burim i fortë frymëzimi për të gjithë ata që besojnë te liria, demokracia dhe sundimi i ligjit, për të mos u ndalur në përballjen me narkoshtetin dhe autokratët që mbajnë peng fatin e kombeve të tyre.
and then