Shembja e rrugës në Prekal-Ura e Shtrenjtë, denoncimi i deputetes së PD: Qytetarët në rrezik nga papërgjegjshmëria e shtetit

Deputetja e PD në Shkodër Greta Bardeli ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në zonën mes Prekali dhe Urës së Shtrenjtë, pas shembjes së një pjesë të rrugës.

Ajo thotë se kjo është një papërgjegjshmëri e treguar nga institucionet dhe braktisje e shtetit për qytetarët.

“Rruga mes Prekalit dhe Urës së Shtrenjtë (Shkallë Logje), që lidh tre njësitë e Dukagjinit, si dhe shembja tjetër tek Gështenja e Thaçit, mbi fshatin Kir, që lidh Pultin me Shoshin. E gjithë zona aktualisht është pa energji elektrike.”, shprehet ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×