Nga Shehaj, te Qori dhe Lapaj/ Berisha u shtrin dorën për bashkëpunim frontit opozitar: Bashkë, t’i japim fund narko-regjimit!

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se në protestën e radhës do të jenë të ftuar të gjitha partitë politike.

I pyetur nëse protesta e radhës do të mbahet para 20 shkurtit, referuar 20 shkurtit 19911 ai u shpreh se kjo do të vendoset në vijim.

“Do ftojmë të gjitha partitë. Është koha të krijojmë një front të gjerë opozitës që forcat opozitare politike të qendrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe dhe t’i japin goditjen e fundit narko-regjimit.
Data e radhës do të përcaktohet por ka shumë mundësi që të mbahet para datës 20 shkurt. Konsultimet nisin sot. Ne nuk heqim dorë, strategjia jonë është protesta”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×