“Dritat ndezur, dera kyçur”/ SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, dështon edhe sot mbledhja e Këshillit të Mandateve, demokratët: Po “mbahemi peng” nga Rama

Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar se edhe sot nuk është mbledhur Këshilli, me qëllim shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku, çka i hap rrugë arrestimit të kësaj të fundit.

Demokratët shprehen se është kryeministri Edi Rama ai që po mban peng mbledhjen e Këshillit.

“Kuvendi, me urdhër politik të Edi Ramës, vazhdon të mbajë peng mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ndryshe nga sa përcakton rregullorja, sipas së cilës mbledhja e Këshillit mund të thirret nga 5 anëtarë, Niko Peleshi vazhdon t’i mbajë të kyçura zyrat e Kuvendit, duke mbrojtur të korruptuarën Belinda Balluku. Deputetët e PD e gjejnë derën e sallës së mbledhjes të mbyllur”, shprehen ata.

Ndërkohë Simir Korreshi shprehet: Kjo është situata, kane harruar dritat ndezur, por ka harruar te hape edhe derën për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Sot edhe pse është administrata dhe mbledhja duhet te realizohet me gjysmën e firmave te deputeteve anëtarë, nuk përgjigjen as Niko as Administrata.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×