
Denisa Kele, pedagoge në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informatikës, ka qenë pjesë e tryezës së opozitës të zhvilluar një ditë më parë.
Në këtë tryezë, Denisa Kele, ka theksuar rëndësinë digjitalizimin dhe rrezikun që mund të vijë si pasojë e papërgjegjshmërisë.
Në këtë takim ajo ka propozuar krijimin e një departamenti teknologjik dhe të inteligjencës artificiale pranë opozitës, Partisë Demokratike.
Fjala e plotë
Jam Denisa Kele. Jam pedagoge në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informatikës.
Së pari, falënderim doktor për ftesën. E vlerësoj shumë.
Në fjalimin tuaj hyrës dëgjova që një ndër aspektet, apo një ndër fokuset kryesore të qeverisë Rama, të paktën për vitin 2025, ka qenë digjitalizimi dhe e-qeverisja. Dhe praktikisht, në emër të digitalizimit të e-qeverisjes, kemi rritje të fondeve prej 60%.
Ajo që unë propozoj është se tashmë kemi kuptuar që politika sot nuk funksionon dhe nuk bëhet vetëm me fjalë, por bëhet me teknologji, bëhet me algoritme, dhe kjo është rrezikshmëria më e madhe.
Rrezikshmëria e madhe është që në momentin që ne nuk kemi kontroll politik dhe nuk kemi përgjegjshmëri demokratike mbi gjithë këtë proces digjitalizimi. Në këtë rast, gjendemi anemikë përballë një situate dhe përballë vjedhjeve dixhitale në këtë kohë moderne.
Propozimi im, pa u zgjatur, doktor Berisha, është krijimi i një departamenti teknologjik dhe të inteligjencës artificiale pranë opozitës, Partisë Demokratike. Arsyeja është, fillimisht, kontrolli dhe ndoshta auditimi politik i të gjithë teknologjisë së qeverisë që ne tashmë kemi në pushtet, për t’u treguar qytetarëve të gjitha paqartësitë dixhitale që ata kanë, si edhe të gjithë tenderat që tashmë janë duke u vjedhur në një formë të re përmes kësaj qeverisjeje në vazhdim.
Pra, kemi një buxhet të shtuar mbi 20 milionë euro këtë vit vetëm për inteligjencën artificiale, dhe gjithçka mbetet jashtëzakonisht e paqartë.
Ajo që unë sugjeroj është krijimi i këtij departamenti: pra, auditim fillimisht, por edhe ndërtim i një alternative, që ju t’u tregoni qytetarëve se çfarë do të thotë transparenca teknologjike.
Dhe tjetra, mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që Partia Demokratike dhe opozita të jenë tashmë të përgatitura teknologjikisht në momentin që nesër do të vijnë në pushtet. Pra pushteti nuk mund të na gjejë duke improvizuar teknologjinë.
and then