3 fëmijët e braktisur në Durrës/ “Nipit i dridhej mjekra nga i ftohti”, gjyshja mes lotësh: Më tha; nëna na merr në Itali!

Dëshmi tronditëse vjen nga gjyshja e 3 fëmijëve të mitur në Durrës, rasti i të cilëve u publikua në . Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, gjyshja pohoi se dje rastësisht kishte shkuar që të takonte fëmijët, kur u përball me atë skenë të rëndë në shtëpinë tyre, mes pisllëkut dhe skamjes.

Ajo tha se nipi i saj i madh i kishte kërkuar që t’i merrte në Itali.

“Kam jetuar në Itali. Kam 33 vite. (Qan) kisha një vaki. U ktheva në Durrës. Dhe u ktheva atje. Shkova të takoja nipërit. Mendova se do ishte nusja atje, do lante do pastronte. Hapa derën. Dhe ma hap djali i dytë. Kur hapet dera dhe pash ca bidona. Dhe ndjeva një erë të keqe. U shokova. Pashë fëmijët e mbuluar në krevat me batanije. Çuni i madh tha; nëna më merr në Itali. I dridhje mjekra. Ça kam parë aty, as në TV s’kisha parë. Hyra në banjo…ca të shihja. I pyeta e keni lekë; më tha çuni i madh kam 50 mijë lekë. Unë i dhashë lekë.”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×