“Troplana e Ramës dhe baxhanakut të tij vjedh qytetarët! Elira Kokona, Lubia nr.3”, Berisha: Si “hanë” livadhet dhe arat me bar qindra mln euro nga taksat e shqiptarëve në vit

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se parku teknologjik në Xhafzotaj në fakt është një justifikim për të vjedhur qindra milionë nga taksat e shqiptarëve në vit.

Në një deklaratë për shtyp, ajo u shpreh se kompanitë e regjistruara në Troplana janë të shpërndara në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, kanë një reduktim të madh të taksave gjer në absurditet.

Ato sipas Berishës i paguajnë shtetit një taksë krejt të parëndësishme, 5 për qind, por “taksën” e vërtetë ia paguajnë sipas tij Edi Ramës, Armand Frangut nëpërmjet Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.

Pjesë nga fjala e Berishës:
Vendimi u mor, zona u shpall dhe në këtë zonë u regjistruan 46 kompani, të cilësuara me silver, gold, platinium.
Që të gjitha këto kompani, pothuaj të gjitha pa përjashtim, me ndonjë përjashtim të vogël, anëtare të këshillit të krijuar me ndërmarrje IT nga kryemafiozi i IT-së shqiptare, Ermal Beqiri alias Armand Frangu. Ose Armand Frangu alias Ermal Beqiri.
Jo se Beqiri nuk është real, se ai është një delinkuent që në fund të vitit 2013 vodhi 20 milionë deklarata tatimore të shqiptarëve në sistemin e IT, me ndihmën e kriminelit të damkosur, Spartak Braho dhe urdhrin e kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, por tashmë pas prishjes së pazareve në kopshtin privat të Edi Ramës, midis Armand Frangut dhe Gerond Meçes, pas neutralizimit të tij dhe eliminimit të tij me pengmarrje, etj, etj, fuqishëm në kopshtin privat të Edi Ramës si fitues absolut i tenderave në emër të Armand Frangut, hyn Ermal Beqiri.
Tani, Ermal Beqiri me këshillin e krijuar, kërkon të disiplinojë të gjitha kompanitë e sektorit dhe i regjistron ato anëtare të këshillit me kuota 1 mijë, 5 mijë, etj, etj.
Çfarë është Troplana?
Se dihet që çdo centimetër territor në Xhafzotaj është në kontrollin e pamëshirë të Troplinëve.
Troplana është një zonë virtuale e lirë.
Kompanitë e regjistruara në Troplana janë të shpërndara në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, nuk kanë asnjë lidhje, asnjë aktivitet në Xhafzotaj, asnjë punësim.
Por ato kanë dy avantazhe, kanë një reduktim të madh të taksave gjer në absurditet.
Ato i paguajnë shtetit një taksë krejt të parëndësishme, 5 përqind.
Taksat e vërteta ato ia paguajnë Edi Ramës, Armand Frangut nëpërmjet Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.
Pra në këto livadhe dhe ara të Xhafzotajt, që në pamje të parë sheh njeriu vetëm bar, këtu vidhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë qindra milionë euro në vit.
Natyrisht këto janë vetëm taksa, por qindra milionë të tjerë vriten duke vrarë konkurrencën dhe duke u garantuar këtyre kompanive të regjistruara në Troplana, tendera të AKSHI-t dhe të gjithave institucioneve të tjera shtetërore.

Skemë si Troplana, e menaxhuar nga famozja Lubia numër 3, Elira Kokona, në emër të patronit të saj, Edi Rama, gjen vetëm djegësin e Tiranës.
Por dallimi është se në rastin e djegësit të Tiranës, territori është pa asnjë ndërtim dhe janë vjedhur 130 milionë, në rastin e Troplanës, përsëri nuk ka asnjë ndërtim, asnjë ndërtesë, asnjë kompani të vendosur në arat dhe livadhet e Xhafzotajt, por janë vjedhur nga taksat e qytetarëve shqiptarë qindra milionë euro.
Dhe janë vjedhur po nga familja Rama.

Dhe njësoj si në rastin e inceneratorit të Tiranës, për të cilin dy përgjegjësit absolutë kryesorë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, nuk u hetuan për asgjë dhe nuk u pyetën asnjëherë, duke qenë autorët më kryesorë të tij, në Troplana gjer sot nuk është pyetur njeri dhe se dihet se Elira Kokana, të cilës vetëm për të mos prishur gojën para jush dhe qytetarëve, mund t’i vihet çdo lloj epiteti për aktin e saj ndaj qytetarëve.
Ka qëndruar në krye të një skeme të quajtur park teknologjik ku ka prej vitesh vetëm livadhe, kurse vidhen qindra milionë euro taksa të qytetarëve shqiptarë.
Ky skandal dëshmon dhe njëherë shkallën më të lartë të inkriminimit të kreut të organizatës kriminale Edi Rama.
Dëshmon se krimet ekonomike të rënda, vjedhjet e tij janë të pakufishme.

Dëshmon dhe njëherë domosdoshmërinë absolute e ngritjes së qytetarëve shqiptare dhe largimit të tij me të gjitha mjetet nga qeveria.
Kreu i organizatës kriminale më të madhe shqiptare, Edi Rama, ka kaluar haptas pa asnjë lloj kufizimi në vjedhje dhe përvetësimin e buxhetit, të ardhurave dhe pasurive publike të këtij vendi si asnjë diktator tjetër mbi tokë.
Jo, nuk ka një të dytë.
Kam besim të plotë se shqiptarët do i japin atij shumë shpejt atë që meriton.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×