“SHBA mbështet sundimin e ligjit”, VanHorn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Prioritetet e Trump, çmontimi i rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimi i kushteve të barabarta për bizneset amerikane

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takoi sot kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Në njoftimin e ambasadës në rrjetet sociale theksohet se VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mbështetja e gjatë e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri përparon prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Postimi
Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mbështetja e gjatë e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri përparon prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane. Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e drejtësisë për qytetarët e Shqipërisë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë.

Screenshot 95
Screenshot 95



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×