SPAK ka kërkuar autorizimin për arrestimin, më 28 janar Balluku përballë prokurorëve, vendoset ‘fati’ i zv/kryeministres

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mbahet në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje për News24 ka bërë një pasqyrim të situatës, duke sjellë një përmbledhje, të çështjes dhe se çfarë pritet në vijim

“Edhe më herët kryeministri Rama ka bërë të ditur që këshilli i mandateve do të mblidhet pas shqyrtimit të kërkesës. Më 22 janar Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë në themel pezullimin nga detyra të zonjës Balluku, dhe pritet të shohim mes datës 22 dhe 22 janar do të kemi një vendimmarrje”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.

Ndërkohë data 28 do të t’i gjejë në kryesinë e Kuvendit të 10 deputetët, edhe prokurorë të SPAK edhe avokati i zonjës Balluku, sigurisht edhe zonja Balluku nëse do të marrë pjesë apo jo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×