Arratisja nga spitali i Altin Ndocit, gazetarja: Priten fletëarreste për drejtuesit e burgut të Durrësit, duhet të shoqërohej nga 4 punonjës policie

Gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj, në një lidhje me “Studio 24”, u shpreh se për rastin e sotëm ku një i burgosur me rrezikshmëri të lartë u arratis nga spitali, priten fletë-arreste për për personat që kanë dhënë urdhrin e shoqërimit të Altin Ndocit për në spitalin e Durrësit.

“Kjo i drejtohet drejtorisë së burgut të Durrësit. Sipas protokollit, cdo person me rrezikshmëri të lartë sic ishte Altin Ndoci, duhet të shoqërohej nga 4 punonjës policie, nga 3 punonjës që e shoqerojnë në ambientet e spitalit dhe shoferi i automjetit. Kanë qenë 2 punonjës që kanë qenë me të. Një prej tyre ishte goditur dhe kishte shenjë në sy”, tha gazetarja.

Klodiana Haxhiaj: Gjatë natës së sotme priten një sërë fletë arrestesh të personave që kanë dhënë urdhrin e shoqërimit të personit me rrezikshmëri të lartë për në spitalin e Durrësit. Kjo i drejtohet drejtorisë së burgut të Durrësit. Sipas protokollit, cdo person me rrezikshmëri të lartë sic ishte Altin Ndoci, duhet të shoqërohej nga 4 punonjës policie, nga 3 punonjës që e shoqerojnë në ambientet e spitalit dhe shoferi i automjetit. Kanë qenë 2 punonjës që kanë qenë me të. Një prej tyre ishte goditur dhe kishte shenjë në sy.

Dëshmitarët okularë tregojnë se 38-vjeçari është përleshur me 2 punonjësit e policisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×