“Djegësi i Tiranës, varr i hapur. Ahmetaj i vetmi që ishte kundër”, Berisha tregon raportin e tij me SPAK: Nuk sulmoj njeri pa fakte!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat komentoi qasjen e tij me SPAK dhe përballjen me drejtësinë të zyrtarëve të lartë, si Balluku, Veliaj apo dhe ish-ministri Beqajn.

Berisha tha se nuk sulmon njeri pa fakte.

“E vërteta absolute ka bërë çdo gjë që ka pasur në dorë që asnjë çështje e lidhur me Ramën të mos hetohet. Altin Dumani, apo armiqësia ime me të është absolute për qëndrimin e tij ndaj krimit elektoral. Amnistia që iu bën dosjeve elektorale, i rreshton ata si armiq të pluralizimit (Rama dhe Dumani). Altin Dumani ka pasur një dosje, meqë i doni t’i them me radhë që ishte e djegësit të Tiranës. Ai lëshoi urdhër-arrest për Arben Ahmetajn, kur një prokuror tjetër e pati atë dosje dhe tha s’ka vepër penale për Ahmetajn. Altin Mercenari mori dosjen dhe ka lëshuar urdhër-arrest për njeriun që kishte kundërshtuar 4 herë projektin e djegësit të Tiranës. Ishte i vetmi. Ai përdori si argument se punonjësja e tij, kishte votuar pro kompanisë që Edi Rama i kishte vënë 8 pikë. Sot e kësaj dite, djegësi i Tiranës është varr i hapur, se mbyll dot kush. Ata që u morën me dosjen e thanë; pse se bëre ti? E patë. As nuk thirrje Erion Veliajn dhe as Ramë, por thirrje një njeri që s’kishte lidhje, që e persekutonte dhe Linda Rama. Ahmetaj tha se ishte Linda Rama ajo që i dha gjobëvënësit Doçi, i keqpërdorur nga Rama, faturat e hotelit.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×