Incident në burgun e Burrelit/ “S’më lënë të promovoj librin”, anëtari i “Bandës së Babagjyshëve” ankohet në Instagram, kontrolle të imtësishme në qeli

Pas arratisjes së një dite më parë nga Spitali Rajonal i Durrësit të të burgosurit Altin Ndoci, një tjetër “incident” është shënuar në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit.

Bëhet fjalë për një audioregjistrim i një prej të dënuarve që vuajnë dënimin në këtë burg. Në profilin e Instagramit të të dënuarit Fatmir Pjetri i dënuar si pjesë e bandës së babagjyshëve, ka publikuar një audioregjistrim në të cilin hedh akuza ndaj drejtorisë së përgjithshme të burgjeve.

Në audioregjistrimin, Pjetri thekson se po diskriminohet përsa i përket librit që ka shkruar. Sipas tij, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk e ka lejuar të promovojë librin “Jetë e guximshme”, pasi përmban akte dhune.

Vetëm pak minuta pas publikimit të audioregjistrimit në rrjetin social Instagram që mban emrin e Fatmir Pjetrit, Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel, ka urdhëruar një kontroll të imtësishëm të qelisë ku qëndron i dënuari Pjetri.

Pritet që në orët në vijim të ketë një informacion në lidhje me rezultatet e kontrollit të ushtruar pasi dyshohet se regjistrimi i audios të jetë bërë brenda qelisë me aparat celular.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×