EMRI/ U zhduk më 22 tetor, gjendet 40 km larg banesës së saj në Trento, trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare

Gjendet pas disa muajsh, trupi i pajetë i një 35-vjeçareje shqiptare me banim në Trento të Italisë. Floresha Prengu,  u zhduk pa lënë gjurmë më 22 tetor pasi u pa në qendër të qytetit.

Trupi i saj u gjet 40 kilometra larg shtëpisë së saj përgjatë lumit Adige.

Kanë qenë familjarët që kanë identifikuar trupin duke shpresuar deri në fund për një rezultat tjetër.

Familja  kontaktoi menjëherë policinë dhe publikun, duke i kërkuar atyre të telefononin në numrin 112 nëse e shihnin.

Në ditët në vijim, në kryeqytet u nis një kërkim i gjerë , me përdorimin e patrullave të lumit , zjarrfikësve vullnetarë përgjatë lumit Adige dhe një helikopteri për kontrolle ajrore, por asnjë nuk dha rezultate konkrete.

Kërkimi vazhdoi përtej kufijve të Trentinos. Të gjitha prefekturat italiane u informuan për zhdukjen. Lajmi u publikua dhe në mediat shqiptare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×