Berisha thirrje OLAF, KE dhe EuroJust: Hetoni aferën Mogherini, është 8 herë më e madhe se ajo e Bryzhit

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se autoritete europiane duhet që të hetojnë “aferën Rama-Mogherini me kampusin në Tiranë”, që sipas tij është 8 herë më e madhe se ajo e Bryzhit

Ejona Rusa: Kampusi i Universitetit të Tiranës do të kalojë në Durrës, sipas Ramës. Kjo po ndodh në një kohë kur kolegji i Mogherinit ka marrë tokën e Universitetit Publik të Tiranës dhe kur kampusi i premtuar prej vitesh këtu në Tiranë, nuk po ngrihet. Cili është qëndrimi juaj?

Sali Berisha: Qëndrimi ynë është ky. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Europian, prokurorisë publike Europiane, OLAFI-t dhe EuroJust të hetojnë aferën “Mogherini” në Shqipëri, e cila sipas të dhënave tona paraprake është të paktën 7-8 herë më e madhe se ajo e Bryzhit.
Frederica Mogherini lobistja e Edi Ramës, ka një marrëveshje sekrete me Ramën për kampusin e Kolegjit Europian, të cilën Edi Rama e mban sekret dhe nuk ja dha ndonjëherë parlamentit me të cilën këta grabisnin tokën e kampusit për studentët e Universitetit të Tiranës. Tokë e kadastruar dhe përcaktuar përfundimisht kampusin e studentëve. Për të cilin është bërë dhe projekti. Për të cilin ishin përcaktuar dhe fondet dhe në një marrëveshje korruptive të plotë, këtë tokë Edi Rama e grabit së bashku me Mogherinin dhe nuk dihet se çfarë fature kanë taksapaguesit shqiptarë dhe çfarë fature kanë taksëpaguesit europianë.
Prandaj e garantoj Edi Ramën se, pa një hetim të plotë nga institucionet kompetente të akuzës së BE-së, asnjë lloj veprimi nuk do pranohet në këtë vend, dhe se historia e turpshme e korrupsioni Rama-Mogherini duhet të sqarohet në gjykatë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×