“Shqipëria sovrane në energji”/ Rama: Bashkëpunimi me Emiratet dhe Italinë i jep vendit avantazh strategjik

Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” u shpreh se procesi i integrimit europian kërkon një punë dhe përkushtim të madh, ndërsa shtoi se PS nuk do të ndalet në rrugën e saj.

Gjithashtu nënvizoi se bashkëpunimi me Emiratet dhe Italinë i jep Shqipërisë avantazh strategjik.

“Për shumicën qeverisëse duhet të jetë e qartë se procesi do të vijë duke u vështirësuar pasi ka një volum legjislativ që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës. Por unë jam besimplotë dhe i bindur që Grupi Parlamentar do jetë në lartësinë e kësaj sfide. Është e rëndësishme të rrisim komunikimin me mbështetësit e PS dhe betejën me frontin e gjerë të dezinformimit në të gjitha tenxheret që gurgullojnë ditë e natë. Por rruga drejt BE do të jetë e pandalur.  Një moment i rëndësishëm u shënua gjatë vizitës sonë në Emiratet e Bashkuara. Kam qenë shumë krenar kur kam folur për bashkëpunimin mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë e Italisë, ku Shqipëria ka rol kyc ku do krijohet kapacitet gjenerimi dhe i jep Shqipërisë avantazh strategjik”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×